Laborator i Sigurisë Ushqimore
Vitros Lab ofron analiza në fushën e ujit dhe produkteve ushqimore. Në këto fusha, ne jemi krenarë ta quajmë veten udhëheqës të tregut vendas lidhur me kosto-efektshmërinë. Klientët vlerësojnë analizat tona të besueshme , të shpejta dhe shërbimin tonë të shkëlqyer.
Rreth Nesh
VITROS LAB - LABORATOR I AKREDITUAR
Angazhimi ynë i palodhur për të dhënë rezultate të besueshme dhe përmbushjen e pritshmërive e bën Vitros Lab të veçantë. Klientët vlerësojnë analizat tona të akredituara, të shpejta dhe shërbimin tonë të shkëlqyer.
Të punosh në Vitros Lab do të thotë: përgjegjësi e lartë individuale, frymë e fortë ekipore, zhvillim i lirë. Nëse jeni të ndërgjegjshëm dhe keni një ndjenjë të lartë përgjegjësie, do të ishim të lumtur t’ju takonim.
Shërbimet tona
Analiza dhe kontrolle të cilat mund t'i besoni
Analiza të qumështit
Analiza të mishit
Analiza të ujit
Përjetoni atë që bëjmë dhe atë që përfaqësojmë!
Të lindur për të bërë diferencën , ne kujdesemi që për çdo test që do zhvillojmë të ketë metodat dhe aparatet e fundit në fushë.
Vitros Lab ka instrumente laboratorike moderne, shumë të ndjeshme dhe ekspertizë të madhe për zbulimin e besueshëm të substancave dhe mbetjeve të padëshiruara në produktet ushqimore. Ne do t’ju udhëzojmë shpejt drejt zgjidhjes së dëshiruar
Përse Vitros Lab?
Profesionalizëm dhe Korrektësi
Një partner të cilit mund t'i besoni.
Testimi i ushqimit është në qendër të ekspertizës sonë si një partner kryesor në industrinë ushqimore. Stafi ynë miqësor do t’ju udhëheqë përmes llojeve të testimit që ju nevojiten deri në planet e kampionimit, raportimin e rezultateve dhe interpretimin e rezultateve aty ku kërkohet.
- Staf profesionistësh
- Shërbim i shpejtë dhe cilësor
- Teknologjia e fundit në laboratoret tona
Çfarë gjeni tek ne?
NE TESTOJMË PËR MBETJE NË USHQIMET E MËPOSHTME:
- Lëndët e para, premikset, suplementet ushqimore dhe koncentratet
- Qumështi dhe produktet e qumështit
- Mishi dhe produktet e mishit
- Ushqime të gatshme dhe konserva
- Bukë dhe ushqime të pjekura
- Ëmbëlsira dhe ushqime
- Pije te lehta
- Ujë të pijshëm dhe mineral
- Produkte ushqimore dietike
- Ushqime të veçanta dietike
- Fruta dhe perime
- Produkte të ngrira